Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet.
Policia bën me dije se një 21-vjeçare, e cila po lëvizte me makinë, ka humbur kontrrolin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, qytetarja me iniciale A.M. ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./GSh