Podgoricë – Mogherini: BE nuk është e plotë pa Ballkanin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, vizitoi dje Malin e Zi.

Në një seancë të posaçme të parlamentit malazez, ajo iu drejtua vetëm deputetëve të partisë në pushtet pasi ata të opozitës mungonin.

Vizita e Mogherinit në Malin e Zi vjen në momentin e një krize politike në vend, përmes bojkotit të parlamentit nga ana e gjithë opozitës.

Edhe seanca e sotme ku foli Mogherini kaloi pa praninë e opozitës, që e bojkoton parlamentin me arsyetimin se zgjedhjet e mbajtura më 16 tetor të vitit të kaluar nuk kanë qenë korrekte dhe të lira.

Mogherini në fillim të fjalimit të saj se tha se ”jam e pikëlluar që shumë karrige në parlament janë të zbrazëta” dhe se ”opozita nuk ka pranuar ftesën e saj që të jetë këtu”.

“Dialogu politik është i rëndësishëm për gjithçka. Beteja politike mund të jetë e vështirë, por duhet të hyhet në garë, të dilet në terren. Jam e sigurtë se shoqëria juaj mund ta tejkalojë këtë situatë. Jam e sigurtë se do të gjeni zgjidhje, se opozita sërish do të jetë në parlament. Rruga drejt BE-së mund të pika e bashkimit”, tha Mogherini.

“Duhet të them se dera e BE-së është e hapur për Malin e Zi dhe gjithë rajonin. Dëshirojmë që të gjithë të jenë në Union. Mali i Zi është një vend që drejton procesin e integrimeve evropiane. Mali i Zi ka realizuar përparime të jashtëzakonshme”, tha Mogherini.

Ajo theksoi se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE-së.

“Ballkani ndodhet në zemër të Evropës”, tha Mogherini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme