Poezia e Remzi Bashës përfaqëson ndjeshmëri nëpër dashuri dhe atdhedashuri

NGA: BAKI YMERI

Poezia e Remzi Bashës i transmeton ndjenjat në vargje. Ajo është një paletë e tërë ëndrrash. Poezia është ylber i vendosur në letër. Kur ke stilolaps e letër, ke diçka për të thënë dhe për të dhënë. Kjo vlente për dikurë, kurse tani letrën e zëvendëson mausi dhe tastatura e kompiuterit. Poezia e mërgimtarit tonë të lejon të ndihesh i qetë kur fluturon nëpër vargje dhe kur malli të rrethon. Poezia është aty ku pema lulëzon. Ajo është pranvera me freskinë e saj. Vargu i poetit të qetëson. Poezia është aty ku je vetëm me mendimet e tua, duke krijuar vargje për për atdheun, për martirët, për gjethet, lulet, borën, fluturat, femrat dhe ëndrrat. Metaforat kanë një rol dekorativ. Ato janë flakë dhe pasione që e mbjellin paqen, sublimen dhe lumturinë. Shqiptari i Malmos ka një shpirt të florinjtë që gjithmonë din të përhapë dashuri dhe atdhedashuri! Përmes penës së tij ai bart fjalën e shenjtë dhe mendimin e tij në në botë.

Poezia është boshti kurrizor që e ndërlidh qiellin me tokën. Ajo është një Zonjë e lartë që bashkon zemra dhe përjetime. Poeti dhe poeteshat kultivojnë dhe mbëltojnë harmoni në botë. Poezia e Remzi Bashës është drita e dashurisë. Poezia dhe muzika janë dhurata hyjnore të qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit ku lartësohen ndjenjat. Poeti është një anije fluturuese që vërtitet përrreth botës së fjalëve. Ai është kryeengjëlli i kohës dhe tymonier i karrocës së mbushur me fjalë, lule dhe flutra. Poezia është mbretëresha e arteve kurse poeti një flutur që fluturon, fluturon dhe bie në zjarr duke u djegur pa u djegur: Ajo zgjohet në vendin tim/ Malet ngrihen mbi tavan/ Dhe dritaret vizatojnë / Krahët në shpinën tënde.

Poeti dhe poezia shëmbëllejnë me një kandil shkëlqimtar të cilin nuk e tremb asnjë errësirë. Ai është një verigë që e ndërlidh botën e sotme me botën e ardhmërisë. Poeti është një pemë e mbëltuar në bregun e Lumit të Bukurisë. Ai është një bilbil që kërcen nga njëra në degën tjetër të fjalëve, duke krijuar melodi që e mbushin trupin me butësi dhe delikatesë. Numri i poetëve të botës që shkruajnë për ëndërrime është i panumërt. Poezia është jeta e shpirtit tonë. Ajo është një gurrë e ëmbël që ua shuan etjen shpirtërave të etshëm për dashuri dhe kulturë. Poezia është një pemë me fryte të ëmbla për shijen e shpirtërave të uritur për dashuri: Ende i ndjej/ Shijet e pranverës në sytë tu/ Duke rrahur vesën/ në xhamat e njomur/ Së bashku me agimet/ Në këngën e pëshpëritur/ Ndjej formën/ E kofshëve tua të ëmbla.

 Poezia është gjuha përmes së cilës njeriu eksploron mahnitjen e vet. Ajo shfaqet kur emocioni ka gjetur mendimin e vet dhe ka zbuluar fjalët e veta. Poezia është arti i bashkimit të kënaqësisë me të vërtetën. Shkenca është për ata që mësojnë, poezia për ata që dinë. Detyra e poezisë është të pastrojë realitetin e fshehur nga fjalët tona duke krijuar hapësira heshtjeje rreth gjërave. Poeti e shikon botën ashtu si një burrë që e shikon një grua: E ndjej frymën tënde/ Madje edhe formën e gjinjve/ Forma e shuplakës sime dridhet/ Nga pasiguria e ditës muzgu/ Sa herë që i hap portat e hijes/ Dhe ma vendos qiellin në krahë/ Porsi një kuti me ëndrra…

Poetët janë gjykatësit e panjohur të botës. Poeti është një gënjeshtar që gjithmonë e thotë të vërtetën. Asnjë poezi nuk ka mbaruar kurrë, vetëm është braktisur. Ai që nxjerr kënaqësi fisnike nga ndjenjat e poezisë është një poet i vërtetë, megjithëse mund të mos ketë shkruar një varg të vetëm në tërë jetën e tij. Poezia është ditari i një krijese detare që jeton në tokë dhe dëshiron të fluturojë në ajër. Poezia e Remzi Bashës është një pasqyrë e bukur që zbukuron gjithçka që ndërlidhet me ëndërrat dhe dashurinë: Buzëqesh, këndo dhe vallëzo/ Jeta është si muzgu që ëndërron/ Vallëzo dhe kënaqu!/ Bëhu një flutur që vallëzon/ Nëpër petalet e zambakut,/ Zog që fluturon në qiell të pastër.

Poezia është pothuajse po aq e rëndësishme sa historia. Dallimi midis historianëve dhe poetëve është se të parët shkruajnë prozë kurse të dytët shkruajnë vargje. Të parët përshkruajnë gjërat që ishin, të tjerët veprat që mund të bëhen. Për shkak të kësaj, poezia është shumë më filozofike dhe më e rëndësishme se historia, pasi deklaratat e saj janë të një natyre mjaft universale dhe mjaft të veçanta të historisë. Poezia duhet t’i bëjë përshtypje lexuesit sikur fjalët e saj të ishin mendimet e tij ose pothuajse një kujtim nga jeta e tij: Një distancë dashurie që s’mungon/ Ajo që mbeti e pafajshme/ E hedhur në koshin e djeshëm./ U humba në një vonesë që jam/ Ke humbur në një vonesë që je!

Poezitë e vërteta shpëtojnë përmes fjalëve të përshtatshme. Ndoshta poeti ka më shumë frikë nga dogmatiku që dëshiron të nxjerrë mesazhin e një poezie dhe më pas ta hedhë mënjanë, sesa nga sentimentalisti që deklaron: O më lër ta shijoj këtë poezi! Çdo poezi fillon me një nyjë në qafë. Poezia është çelësi për të deshifruar hieroglifet e natyrës. Poeti është një qenie e pakënaqur, zemra e së cilës shqyhet nga vuajtjet e fshehta, por buzët e të cilit kanë qëllimin e çuditshëm të shndërrojnë ankesat dhe thirrjet në muzikë të bukur: Sepse mund të jesh ti/ Dritë ndriçuese/ Në pikën e vesës së agimit/ Që para agimit/ Të mbretëreshës së natës/ Nën qepallat e horizontit/ Në fijen e barit që mbin.

Poeti i vërtetë është një vizionar i përhershëm dhe, pavarësisht nëse është me miqtë e tij apo jo, ai është po aq i vetëm sa një njeri në shtratin e vdekjes. Era e bojës më deh, të tjerët kanë nevojë për verë, por mua poezia më mjafton! Kush mund t’i shpjegojë balerinit se çfarë do të thotë vallëzim? Nëse Galileo do të kishte thënë në vargje se toka po rrotullohej, inkuizicioni do ta kishte lënë atë tëpandëshkuar. Poeti nuk shpik dhe nuk fshihet. Ju mund të jeni i sigurt se gjithçka që dikush shpik është e vërtetë! Poezia është po aq e saktë sa gjeometria. Për të pasur poetë të mëdhenj ju duhen lexues të shkëlqyeshëm. Poetët janë misteriozë, por kur të gjitha janë thënë, një poet nuk është shumë më misterioz se sa një bankier. Nëse nuk mbani poezi në vetvete, nuk do ta gjeni askund. Zoti është poeti i përsosur. Poezia është një jehonë që kërkon një hije për të vallëzuar. Ja një strofë nga poezia ”Babadimri”: Të mirëpresim ngrohtësisht/ Me dritëzat në pemën e bredhit/ Dhe në prag të kremtimit/ Se na sjell gëzim të madh/ Të mirëpresim me devotshmëri.

Poezia është gjithçka që ia vlen të kujtohet gjatë gjithë jetës. Autobiografia e një poeti përbëhet nga poezia e tij. Pjesa tjetër janë vetëm shënime në fund të faqes. Poezia e vërtetë mund të komunikojë para se të kuptohet. Poezia është arti i materializimit të fantazmave. Poezia, si hëna, nuk reklamon asgjë. Poezi nuk do të thotë të heqësh dorë nga emocionet, por të heqësh qafe emocionet. Nuk është shprehje e personalitetit, por një ikje nga personaliteti. Por, sigurisht, vetëm ata që kanë personalitet dhe emocione e dinë se çfarë do të thotë të heqësh qafe këto gjëra. Çdo varg i paharrueshëm i një poeti të vërtetë përmban përmbajtje të shkruar dy ose tre herë para tij. Unë nuk krijoj poezi, por poezia më krijon mua, thekson Remzi Basha. Për të, poezitë janë një rrugë e përshtatur në jetën e tij.

Poetët janë si magjistarët që kërkojnë fjalë magjike për të nxjerrë frikën nga shpirtrat e njerëzve. Poezia është një mit i vogël për aftësinë e njeriut për t’i dhënë kuptim jetës. Në fund të fundit, poezia nuk është diçka që ne shohim, por përkundrazi, një dritë përmes së cilës mund të shohim, dhe ajo që shohim është jeta. Jeta është art dhe arti është jetë. Unë u rrita në këtë qytet dhe poezia ime lindi midis malit dhe lumit, ajo e morri zërin e shiut dhe, si druri në mes të pyllit. Poezia është një gjendje e dritës së brendshme. Fitoret e mëdha fitohen jo vetëm nga morali dhe trimëria, por edhe nga poezia. Remzi Basha është poet i dashurisë, kurse dashuria nuk humbet: Vështrimi i gruas që dashuron/ Nuk ka mundësi që të përshkruhet./ Është tamam si një jehonë/ Që sa bën “blic” dhe zhduket./ Të hyn në zemër si një psherëtimë/ Dhe ngjet me një gjurmë vetëtimë/ Është e gjitha si një drithërimë/ Si një epsh i dehur me frymë.

Poezia është veprimtaria më sublime e mendjes njerëzore. Ajo është arritja e bukurisë dhe delikatesës. Prozatori nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të tërhiqet mënjanë kur poeti kalon. Poezia është filllimi dhe qëllimi i letërsisë. Është veprimtaria më sublime e mendjes njerëzore. Ajo është arritja e bukurisë dhe delikatesës. Prozatori nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të tërhiqet mënjanë kur poeti kalon. Një poet duhet të lërë gjurmë dhe jo prova të vdekjes së tij. Një poezi fillon me kënaqësi dhe përfundon me mençuri. Shpirti i poezisë është si një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me globe të mrekullueshme! Kaq sa për sot për këtë poet të mrekullueshëm që u lind për dashuri dhe jeton me dashuri. (Bukuresht, Mars 2023)

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme