Nga Basri Demiri
Në takimin e fundit të Sindikalistëve së Kosovës, kryetari i saj z. Haxhi Arifi, në mes tjerash tha” Do ta ndryshojmë ligjin për mësimdhënësit e viteve 90 / 99 në Republikën e Kosovës.
Pyes z. Haxhi Arifin :
– A e din kush e ka kërkuar këtë Ligj?
– Çka kërkohet në këtë Ligj dhe si ka shkuar procedura e hartimit i këtij ligj deri te kërkesa e Haxhi Arifit për ndryshimin e tij?
E ndjej obligim moral dhe shoqëror që ta vejë në dijeni z. Arifin dhe opinionin e gjerë të Kosovës.
Kërkimin për hartimin e këtij ligji e kanë bërë mësimdhënësit , të cilët kanë punuar gjatë viteve 90 / 99, kur Kosova ishte nënë një okupim klasik nga elementet barbare. Kërkesat janë shtruar te individët , të cilët e kanë drejtuar në aspektin moral, profesional dhe institucional procesin mësimor gjatë viteve 90/99. Në aspektin ideor ka vepruar Presidenca e Republikës së Kosovës,në krye me Dr. Ibrahim Rugova ku është marr vendimi për mbajtjen e mësimit të pavarur shqip. Kuvendi i Republikës së Kosovës,në krye me Akademik Idriz Ajeti dhe Qeveria e Kosovës Ndërsa, punën praktike e kanë realizuar : Kryetar i LASH-it ‘’N. Frashri” Dr. Rexhep Osmani. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Prof. Zijadin Gashi, Kryetari i Komisionit për Arsim i LDK-së Dr. Hajrullah Koliçi dhe Kryetari i SBASHK-ut , Dr. Agim Hyesni. Kjo përbërje ka pasur strukturat e njëjta në nivelin komunal. Dihet se merita të veçanta kanë mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit. Mirëpo, mësimdhënësit kanë qenë me barrën më të rënd. Kjo përbërje me 10 korrik 1995 , formoi Këshillat Komunale për arsim. Pra, z. Haxhi Arifi, mësimdhënësit punuan për 10 vite pa as një burim të jetës. Nuk e humbën as një orë mësimi. Vazhdimisht të kërcënuar, maltretim dhe rrahje. Pikërisht , këta kanë bërë kërkesa sepse 50% e tyre tash janë në pension,pra afro 7000 veta.
Ndërsa, ajo që kërkohet në këtë Ligji është shumë e qartë:
Të zbatohet vija institucionale e shtetit. Ne sot kemi Ministrinë përkatëse të arsimit, e cila i sugjeron Qeverisë për procedim në Kuvendin e Republikës. Kuvendi i Republikës merr vendim . Pra, z. Haxhi Arifi, ti dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut po e nëpërkëmbeni MASHT-in, Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë, personalisht kam vërejtje të shumta në punën e Qeverisë e Kuvendit, por derisa të jenë në veprim duhet ti respektojmë vendimet që dalin nga ato. Ndoshta, është edhe ndonjë marrëveshje individuale midis jush për ti mjegulluar punët. Ndoshta mundë të ketë edhe korrupsion sepse elementet e tilla mund të jenë të ndikuara edhe nga politikat jashtë Kosovës për ta devalvuar procesin e arsimit shqip të viteve 90/ 99 në Republikën e Kosovës. Dikush mund të pyet: Përse të ndodh kjo dhe cili është qëllimi i këtyre të mjerëve..
Propaganda e armiqve tanë të jashtëm dhe kapja e këtij gërrepi nga individët e brendshëm, ndonjë me vetëdije e ndonjë pa vetëdije .
E ndjej obligim moral që të sqaroi pse ndodh kjo lojë.
Veler, këshilltar ndërkombëtar i ekipit të unitetit në Rambuje në librin e tij- Shtetësia e Kontestuar thotë: “Një nga kriteret e njohjes të drejtës për vetëvendosjes është aftësia për vetë administrim. Në rastin e Kosovës ky kriter është dëshmuar si i vetëm në lëmin e arsimit”.
Pra, lëmi i arsimit në periudhën 90 / 99, ka vulosur fatin e pavarësisë të Kosovë. Prandaj, Serbia me tërë potencialin e mundshëm që ka po pretendon që të destabilizojë procesin arsimor, përmes lëngove të vet duke stimuluar në forma të ndryshme. Një nga këto forma të këtij stimulimi është mjerisht edhe neglizhenca apo pengesa të tjera nga Qeveria ,e cila nuk po e dërgon Ligjin në Kuvendin e Republikës së Kosovë që nga 26. 02. 2013, kur është bërë kërkesa me 13oooo mijë nënshkrime.
Në mbështetje të nenit 65 pika 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 40 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen plenare të mbajtur më 11 dhe 18 prill 2013 ,pasi debatoi lidhur statusin e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në vitin shkollor 1999 dhe kërkesë së shqyrtuar nxori Rekomandimet:
Të nxirret ligj i veçantë për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në vitin shkollor 1998/ 99…………..
Ky ligj të përfshi, në mes tjerash, rregullimin e statusit të :
-Mësimdhënësve, ……………..
Qeveria e Republikës së Kosovës ta hartoi këtë, në afat kohor prej 3 muajsh
Dhe ta procedoi për miratim në Kuvend. Rekomandimi Nr. 04-D0-1543 /1 18.4. 2013.
Ligji është hartuar nga MAHT dhe dërguar me kohë në Qeveri,por nuk është
Përcjell në Kuvend. Ky ligj është kërkuar të rishqyrtohet më dhe i përmirësuar
Është dërguar 20.4.2015, në Qeveri ku po pret Godon.
Në mbështetje të këtyre të dhënave po del se Haxhi Arifi dhe Arifat e tjerë duhet ta japin
Vizën me gisht. Mos shqyrtimi në Kuvend i këtij ligji do të sjell dilema individuale dhe
Grupore. Fondi Monetar Ndërkombëtar e përkrah shpenzimin materjal.