Polestar, një nën markë e Volvo’s, ka zbuluar modelin e saj të parë personal, të quajtur Polestar 1.
Polestar 1 do të fillojë të prodhohet në vitin 2019, në fabrikën e re ekskluzive të kësaj kompanie në Kinë e do të dalë në shitje në të gjitha tregjet botërore.
Polestar 1 hibrid coupe pritet të kushtojë rreth 130 mijë euro në Evropë, transmeton koha.net.
Polestar 1 është prezantuar si “hibridi me performancë elektrike”, ndërsa ka motorin 2.0 litërsh me katër cilindra me benzinë në kombinim me një tjetër elektrik që prodhojnë 592 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 4 sekonda.