Polica kap hajnin e xhamive dhë të dyqaneve në Rahovec

Pas veprimeve të sukseseshme  hetimore, dhe në bashkpunim me Prokurorinë e Shtetit, policia nga  Stacioni policor në  Rahovec,  ka arritur të identifikoj, lokalizoj dhe të arrestoj tani  të dyshuarin:

H. A. R. Lindur 01.04.2003, sh/k.

I dyshuari dyshohet për  disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit Dhjetor/ 2021 dhe fillim muaji Janar /2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim.

Nga i dyshuari është  kuptuar se në të gjitha keto vende ku janë kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor, dhe  të njejtat i kan ndar mese vete, dhe i kanë  shpenzuar.

Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit  ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme