Si pasojë e të reshurave të shumta të shiut në mesditën e së dielës komuna të shumta të Kosovës patën vërshime.
Por, një moment më delikat duket se pati një 75 vjeçare në komunën e Lipjanit, njofton Klan Kosova.
Në pamjet të cilat kanë arritur në adresë të klankosova.tv, bëhet e ditur që e moshuara kishte ngelur e vetmuar në shtëpinë e saj ndërsa ka tentuar të ikte si pasojë e vërshimeve nga shiu në fshatin Sllovi.
Megjithatë për një moment një banor i këtij fshati, Asllan Bytyqi i cili raportohet të jetë pjesëtar i Policisë së Kosovës, i del në ndihmë të moshuarës.
Duke e bartur në duar, ai e largon 75 vjeçaren nga zona e cila sipas pamjeve të regjistruara duket të ketë qenë me rrezikshmëri dhe tejet e vështirë e depërtueshme.