Polici i komunikacionit në paraburgim, dyshohet se përvetësoi paratë e gjobave të parkimit

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka nisur procedurë kundër një polici të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup, i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. Sipas prokurorisë, në periudhën prill–korrik të këtij viti, i dyshuari i arkëtonte në para të gatshme gjobat për parkim të parregullt në depon e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, në vend që përmes POS-terminalit, dhe i mbante paratë për vete. Në disa raste dyshohet se e kualifikonte kundërvajtjen si më të lehtë për të shqiptuar gjobë më të vogël, ndërsa në të tjera nuk hartonte fare procesverbal, duke i lejuar automjetet të largoheshin nga depoja pa u paguar gjoba. Dëmi ndaj buxhetit shtetëror vlerësohet së paku 85.500 denarë. Me propozim të prokurorisë, bazuar në rrezikun e ikjes, të përsëritjes së veprës dhe të ndikimit mbi dëshmitarët gjyqtari i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 8 ditësh./Alsat.mk.

The post Polici i komunikacionit në paraburgim, dyshohet se përvetësoi paratë e gjobave të parkimit appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme