Një polici i Kosovës ka plagosur ish-gruan e tij sot rreth orës 10:00 në rrugën “Xhavit Ademi” në Prishtinë.
I dyshuari me inicialet A.G ka plagosur ish-gruan me inicialet B.C. Ndërsa familja e viktimës, ka thënë se ajo tashmë është në spital duke u operuar.
Mjekët kujdestar në emergjencë i kanë thënë Klan Kosovës, se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë, por se dyshohet ta ketë humbur njërin sy.
Hetuesit policor kanë thënë se i dyshuari tashmë është ndalur në polici, ndërsa familja e viktimës kanë treguar se ky çift ishin ndarë para 6 muajsh dhe se kishin pasur vazhdimisht probleme ndërmjet vete.