Policia: Arrestohen në Londër 3 nga vrasësit e Nikulajt, do të ekstradohen në Shqipëri

Policia e Shtetit njoftoi në mesditë se janë arrestuar në Londër, tri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin: Edmond Haxhinë, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit me Policinë britanike dhe të tre do të ekstradohen në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar thuhet: Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

 Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, thuhet në përfundim.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme