Policia arreston disa persona për vjedhje dhe prostitucion

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka treguar për tri operacione të zhvilluara ditëve të kaluara ku në tri raste janë arrestuar disa persona.

Shefi i Njësitit të Autokrimeve, Vesel Mustafa tha se sot në orët e mëngjesi, policia ka ndërmarr një aksion në gjashtë lokacione.

Sipas tij ky grup kriminal ka vepruar në kontinuitet dhe në flagrancë janë arrestuar gjashtë persona ndërsa dy tjerë nuk kanë mundur të arrestohen.

Sipas tij personat e dyshuar kanë kryer veprën penale vjedhje dhe përveç kësaj ata kanë arritur të marrin çelësat e veturave të vjedhura me të cilat kanë bartur ato gjësendet.

Ndërsa zëdhënësi Baki Kelani njoftoi për arrestimin e katër personave sot ë dyshuar për prostitucion ndërsa edhe për një person të arrestuar në Mitrovicë si i dyshuar për martesë të detyruar.