Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, të dyshuar për vjedhje në fshatrat Baballoq dhe Beleg.
Sipas njoftimit nga policia, në fshatin Baballoq të hënën i dyshuari kishte hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur katër televizorë.
Në rastin tjetër, në fshatin Beleg, i dyshuari kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro në një dyqan.
Të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.