Policia arreston për mashtrim avokatin nga Peja

Policia e Kosovës, të mërkurën, ka arrestuar avokatin nga Peja, Haxhi Çekaj, për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ngjarja ishte raportuar dje në media, derisa Policia të enjten ka konfirmuar rastin përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se zyrtarët e Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Renda, për Simulimin e Veprës së Korrupsionit, gjegjësisht veprës: ‘mashtrim’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’”, ka njoftuar Policia.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar (avokat) dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person. I njëjti është arrestuar dhe mjetet financiare janë  konfiskuar, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Portali ‘Insajderi’. të mërkurën ka raportuar i thirru në burime se avokati Çekaj dyshohet se i kishte kërkuar një klienti 12 mijë euro gjoja se i duhen për të kryer një ekspertizë si dhe 40 mijë euro të tjera për t’i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme