Policia: Astrit Dehari konsumoi barna, ra në gjendje kome dhe vdiq rrugës për në spital

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.

Dyshime për këtë ka shfaqur edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i cili ka thënë për KTV-në se dyshohet që Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë.

“Bazuar në informatat e para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka rënë në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë, ndërsa në emergjencë ka shkuar pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi theksoi gjithashtu se për shkaqet e sakta që çuan në vdekjen e të riut Dehari do të del me raport përfundimtar Mjekësia Ligjore.