Policia bastis katër lokacione për kontrabandim me mallra

Pas hetimeve disa mujore, Policia e Kosovës një ditë më parë ka ndërmarrë një operacion  i cili ka të bëjë me kontrabandim të mallrave.

Nga ky operacion u bastisën katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe u arrestuan dy shqiptarë me shtetësi maqedonase.

Sipas policisë, në këtë operacion janë përfshirë komuna e Podujevës, Drenasit dhe Shtimes, janë kontrolluar katër argjendari dhe një veturë e dy të dyshuarve shtetas të Maqedonisë që dyshohen për kontrabandim me mallra me metale të çmuara ari dhe argjend dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një veturë, një sasi e arit dhe argjendtit, dy pistoleta me dy karikatorë dhe 97 fishek, dy peshore për matjen e arit , tre telefona mobil si dhe dokumentacione të ndryshme që lidhen me rastin.

Të dyshuarit shqiptar me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme