Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës së Policisë së Kosovës, sot ka bastisur shtëpinë dhe objektet ë një të dyshuari me inicialet B.S., në një fshat të Lipjanit, nëN dyshimet për fajde, ku ka sekuestruar mijëra euro para, dy vetura, dy telefonë celularë, një USB dhe një fletore për shënime.
Sipas njoftimit të Policisë, pas grumbullimit të informacioneve të mjaftueshme rreth dyshimit për përfshirje të një personi të dyshuar në veprimtari penale, ka siguruar urdhër kontrollin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të një personi të dyshuar.
“Kontrolli policor, në pronën e të dyshuarit, në një fshat të Lipjanit, është zbatuar më 14 nëntor 2018, duke filluar nga ora 06:50”, thuhet në njoftim.
29.520 (njëzet e nëntë mijë e pesëqind) euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale,
Dy telefona celularë,
Një USB-i dhe
Një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde).
“I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘fajde’ B. S. viti i lindjes 1964, m/k/sh, është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me aktvendim të lëshuar nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në fund të njoftimit. /Sakte.net
Policia ka sekuestruar prova materiale relevante që lidhen me rastin, gjërat e sekuestruara janë:
Dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde;