Policia bastis shtëpinë e ish shefit të policisë sekrete, Grujovski nuk gjendet në shtëpi

Sonte, pas pranimit të urdhrit nga Gjykata e Apelit për arrestimin dhe ndalimin e ish-shefit të drejtorisë së pestë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski, policia para pak çastesh ka hyrë në shtëpinë e tij, por Grujovski nuk gjendet në shtëpi.

Besohet se Grujovski është në Maqedoni, pasi i janë konfiskuar edhe dokumentet e tij të udhëtimit.

Nikolla Boshkovski ish i punësuar në DSK, për të cilin njejtë policia ka pasur urdhër për të kryer arrestimin e tij, është gjetur në shtëpi dhe sonte do të dërgohet në Shutkë

Ish-kryeshefat e DSK-së dhe bashkëpunëtorët e ish-shefit të kësaj drejtorie, Sasho Mijallkov pritet të përfundojnë që sonte në paraburgim.

Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për rastet “Fortesa dhe “Target” nga ana e Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e përgjimeve. Ata kanë keqpërdorur sistemin e përgjimeve dhe kanë asgjësuar më pas sistemin me të cilin kanë përgjuar, për të mos pasur dëshmi për shkeljen e të drejtave të njeriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme