Policia bllokon hyrjen e “Grandit”, e dyshimtë një veturë me regjistrim të Beogradit [video]

Policia e Kosovës e ka bllokuar hyrjen te hoteli “Grand” në qendër të Prishtinës, pasi kanë marrë informacione për një automobil të dyshimtë me targa të Beogradit.

 

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Kemi gjetur një veturë me targa të Beogradit, e cila ishte e braktisur para hyrjes së Grandit”, ka thënë Ahmeti, duke sqaruar se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se policia po e heton rastin.

Në dhjetor të vitit 2014, Sllobodan Gavriq – shtetas serb nga Beogradi, kishte hyrë në Kosovë me 25 pajiste eksplozivi me peshë totale 12.219 gramë.

Tashmë i akuzuar, Gavriq pati transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e tij “Renault Clio” në lagjen “Arbëria” rreth orës 21:00. Në dhjetor të 2014’ës, ai u ndal nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij ishin gjetur çanta në të cilin është vendosur eksplozivi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme