Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.
Lidhur me këtë, e pyetur nga lajmi.net se a është duke u marr me këtë rast dhe se sa janë të sigurt krerët institucionalë, Policia e Kosovës ka thënë se ajo angazhohet do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje. /Lajmi.net/