Policia dhe Stacioni i Autobusëve: Në stacion po vijnë kureshtarët, s’ka eksod të qytetarëve

Drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku ka thënë për Gazetën Express se numri i personave që mbrëmë kanë udhëtuar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me javën e kaluar. Ai ka thënë se mbrëmë janë shitur 15 bileta më shumë se javën e kaluar. Sipas tij, nuk ka largim masiv nga Kosova, por më shumë aty po shkojnë njerëzit që janë kureshtarë.

E zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë për Express se dy ditët e fundit madje ka pasur më pak linja të autobusëve për shkak se bashkatdhetarët i kanë kryer pushimet.

“Mbrëmë kam qenë vazhdimisht në kontakt me personelin në stacion. Njerëz ka pasë, por kanë qenë më shumë njerëz për të mbledh informata me përcjell se çka po ndodhë”- tha Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku.

Ai ka dhënë statistika për numrin e shitjes së biletave. Thotë se janë shitur 15 bileta më shumë krahasuar me javën e kaluar.

“Para një jave në tri nisjet në oraret 22:00, 22:30 dhe 23:00 janë shitur 30 bileta ndërsa mbrëmë janë shitur 45 bileta, apo 15 më shumë”, ka thënë Çitaku.

Ndërsa, Daut Hoxha nga PK thotë se nga menaxhimi i kufirit (hyrje –dalje) nuk vërehet ndonjë fluks qysh është bërë e madhe pa nevojë.

“Edhe në bazë të statistikave nuk është vërejtur se është rritur numri përveç asaj që është qarkullim normal”- tha Hoxha për Express.

Tutje Hoxha thotë se policia i ka ndërmarrë gjitha veprimet për verifikimin e këtyre informacioneve që po qarkullojnë.

“Bazuar në punë operative të zyrtarëve policorë dhe në bashkëpunim me ministrinë e transportit dhe infrastrukturës, si dhe autoritetet tjera është konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve tanë dhe se nuk ka vend për shqetësime të tilla”- përfundoi Hoxha.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-dhe-stacioni-i-autobuseve-ne-stacion-po-vijne-kureshtaret-s-ka-eksod-te-qytetareve-430171/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme