Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, ka reaguar pas dhunës që policia ushtroi sot ndaj banorëve të fshatit Lumas që kanë dalë në mbrojtje të burimit të Sinecit.
Alizoti e ka cilësuar këtë akt si shembull I kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar që punon kundër interesave të qytetarëve.
Edhe pse ka një vendim nga Administrata e Zonave të mbrojtura për të pezulluar punimet pranë burimit natyror të Sinecit, policia dhunon qytetarët që protestojnë për zbatimin e vendimit të AdZM-së.
© SYRI.net