Policia e konfirmon: Asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka kontrolluar të gjithë zonën e binarëve në Veri dhe asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur.
Kështu kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës në konferencën e mbajtur sot, ku u raportua në detaje rreth intervenimit të djeshëm që ka të bëjë me veprimet policore të realizuara në pikën kufitare Jarinje të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha si dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në konferencën e mbajtur konfirmuan se janë krejtësisht të pavërteta raportimet e mediave serbe se është përgatitur sulm terrorist dhe se ka mjete shpërthyese në binarët ku do të qarkullonte treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Policia e Kosovës poashtu ka bërë të ditur që nuk ka pasur asnjë incident të mundshëm gjatë operacionit të djeshëm derisa pohuan se të gjitha veprimet policore të realizuara janë bërë vetëm nga policia dhe jo nga ndihma e KFOR apo Eulex.

‘’Kemi bashkëpunim me KFOR dhe EULEX, por ata janë reaguesit e dytë dhe të tretë, por që në rastin e djeshëm nuk qe e nevojshme ndërhyrja e tyre, të gjitha operacionet i ka realizuar Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante’’.

Poashtu në përfundim Policia e Kosovës ka siguruar të gjithë qytetarët e saj se gjendja në mbarë vendin është stabile, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme