Policia e Kosovës arrestoi Alil Demirin, i akuzuar për pesë vrasje në afërsi të Liqenit të Smilkovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Alil Demirin, i cili është një nga të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smilkovës. Demiri ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme.

“Sot (24.08.2023) policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë maqedonase në Kosovë ia ka hequr lirinë Alil Demirit (38) në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB-ja e RMV-së. , i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë në liqenin Smillkovës. Sipas informacioneve të marra nga Policia e Kosovës, ai do të paraqitet para gjykatësit kompetent”, njofton MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme