“Pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë tremujore, Policia e Kosovës, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka realizuar tri operacione policore.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet. Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në Neë York. Në mbështetje të realizimit të operacioneve kanë qenë pjesëmarrës: Drejtoria e Njësive Speciale, Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve, Drejtoria e Forenzikës dhe njësi të tjera policore të PK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.
PK thotë se operacioni i parë është realizuar më 18 qershor 2017 rreth orës 18:30, ndërsa operacioni i dytë është realizuar më 27 qershor 2017 rreth orës 19:45 në Klinë.
“Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër personave në Kosovë dhe gjashtë personave në Neë York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale”, thuhet në njoftim.
Personat e arrestuar në Kosovë janë:
A. K. lindur me 1988 m/sh/k
M. D. lindur me 1987 m/sh/k
D. P. lindur me 1994 m/sh/k
D. M. lindur me 1989 m/sh/k
Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë:
· 15 armë automatike AK-47
· 120 fishekë, 7.62 mm
· 1 anti-tank (zolla)
· 1 pistoletë
· 1 pushkë ajrore
· 63000 € ( gjashtëdhjetë e tremijë euro)
· 2 vetura
· 4 telefona celularë
Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.