Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e dyshuar janë: “Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën “Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648”, njofton policia.
Sipas policisë personat që po kërkohen janë recidivist me të kaluar kriminale.
Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë.
Te dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivist me të kaluar kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në apelin e policisë.