Policia e Kosovës kap mbi dy milionë euro të falsifikuara

Dy milion e 131 mijë euro të falsifikuara janë kapur sot nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Vërmicë.


Këto para të falsifikuara janë tentuar të futen nga B.D. shtetas  i Shqipërisë dhe F.B. shtetas i Kamerunit, përmes një taksi.

Baki Kelani, drejtor i zyrës për informim në Policinë e Kosovës, tha në një konferencë për media, se kjo është sasia më e madhe që Policia e Kosovës dhe Doganat kanë kapur ndonjëherë në Kosovë.

para-false

“Dyshimet e para nga zyrtarët policor dhe të doganës kanë dërguar automjetin në kontroll dhe gjatë kontrollit kanë hasur në një qantë me sasi të konsiderueshme të parave, kartëmonedha të ndryshme prej 500, 200, 100 dhe 50 eurove.  Mbetet edhe njëherë të shikohet shifra”, ka thënë Kelani, transmeton gazetametro.net.

Drejtori i zyrës për informim theksoi po ashtu se të dy personat janë dërguar në mbajtje, ndërsa janë konfiskuar edhe telefonat, pasaportat, vetura dhe gjësende tjera nga vetura.

Po ashtu Kelani tha se janë konfiskuar edhe mbi 2 mijë copë letër që kryesisht janë përdorur për përpunimin e kartëmonedhave, tetë shishe me preparate kimike që janë përdorur për falsifikim, dy shiringa, dy pasaporta me shtetësi kamerunase, një patentë shofer dhe një leje qëndrimi e shtetit të Francës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme