Policia e Kosovës konfiskon 21 vetura të padoganuara

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka konfiskuar 21 vetura të padoganuara.

“Plani që ka për qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara ka filluar të zbatohet më 21 maj 2017”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë këto automjete nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore.

“Këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor”, theksohet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme