Policia e Kosovës me masa të veçanta për festën e “Vidovdanit”

Nesër në Gazimestan do të festohet dita e Vidovdanit, ku pritet të marrin pjesë shumë qytetarë serbë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se Policia e Kosovës konform detyrave të saj ka ndërmarr një operacion për menaxhimin e situatës.

“Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore Policia e Kosoves lidhur me aktivitetet dhe manifestimet e festës së Vidovdan-it ka ndërmarr veprime planifikuese-operacionale për menaxhimin e situatës së sigurise, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Kjo festë shënohet çdo vit nga serbët e Kosovës dhe jo vetëm, pasi në shenimin e këtij aktiviteti shpesh kanë marrë pjesë edhe zyrtarë serbë.

Nesër pritet që në Gazimestan të jetë, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq dhe Patriku Irinej.

Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe ballkanike.

Gjatë gjithë festës serbët përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme