Policia e Kosovës nesër përkujton Enver Zymberin

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia përkujtimore për përvjetorin e pestë të rënies së Enver Zymberit
“Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë” thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie, do të vazhdohet drejt vendlindjes së Zymerit, në Dubovc të Vushtrrisë. Aty do të bëhen homazhe te varri i tij dhe do të vizitohet familja e tij.

Agjendën e gjeni më poshtë:
Ora: 10:00 – Nderime pranë lapidarit të heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë

Ora: 11:00 – Homazhe tek varrezat e fshatit Dubovc –Vushtrri.

Ora: 11:30 – Vizitë familjes së heroit Zymeri.

Datë: 26/07/2015

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme