Policia e Kosovës ofron 10 mijë euro shpërblim për ata që ofrojnë informacione për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, të ndodhur sot rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës,.

Në njoftim thuhet se Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.

“Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose  192, dhe e-mail: [email protected]

“Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet në njoftim. /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme