Nga 1 janari i këtij viti prej kur ka hyrë në fuqi ligji i ri për komunikacionin e deri më 16 janar Policia e Kosovës ka gjobitur 15 mijë e 92 qytetarë me vlera të ndryshme të gjobave.
Sipas policisë janë 14 mijë e 230 persona të cilët janë gjobitur deri në 500 euro ndërsa 6 persona juridik janë gjobitur deri në 1 mijë euro. E për gjykatë janë përcjellur gjithësej 856 persona.
Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.
Më poshtë e gjeni statistikën me numrin e të gjobiturve:
Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018 Total
Numri i përgjithshëm i gjobave 15092
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) 14230
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) 6
Gjoba për gjykatë 856
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje 26
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative 515
Numri i gjobave me një (1) pikë negative 64
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative 304
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative 147
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative 0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik 214
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj 190
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj 6
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj 15
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj 2
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj 1
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit 0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet 0
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore. /Gazeta Blic/