Në një shtëpi të pabanuar njësitet e policisë gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:35, në Mitrovicë të veriut.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.
“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Po ashtu sipas raportit, në veri të Mitrovicës të mërkurën rreth orës 13:30 gjatë kontrollit në veturën e një personi të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey.
“I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.