Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në veri

Policia ishte vënë në ndjekje të një makine pa targa në një mal në Komunën e Zveçanit, por në drejtim të tyre ishin kthyer edhe plumba nga armë zjarri.


Policia ishte gjuajtur me armë pasi i dyshuari që ishte në ndjekje kishte ngecur me makinë. Më pas, pas të shtënave, i dyshuari ishte larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

“Policia e kanë ndjek një Xhip pa targa, në një mal të largët të Zveqanit. I dyshuari ka ngecur me automjet dhe ka dalë nga automjeti ka shtënë me armë në drejtim të Policisë dhe ka lënë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur”.

Siç njofton Policia, i dyshuari është i njohur për Policinë e Kosovës.

I dyshuari është i njohur për vjedhje të automjeteve dhe transportim të narkotikëve. I njëjti disa herë ka qenë i arrestuar dhe i burgosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme