Policia e Kosovës: Të gjitha vendimet e institucioneve kompetente i zbatojmë

Policia e Kosovës u shpreh se nuk komenton apo interpreton asnjë vendim.

Policia e Kosovës përmes një komunikata për media ka bërë të ditur se nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, por ka shtuar se PK-ja është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

“Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Kosovës u shpreh se nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton.

Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme