Policia e Shtetit kallëzon penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha

Policia e Shtetit ka kallëzuar ditën e sotme penalisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit akuzon Berishën për shpifje.

Ish-kryeministri ka kritikuar sjelljen e policisë ndaj protestuesve duke përdorur ndaj tyre në masë të tepruar gaz lotsjellës si dhe arrestimet pas tubimeve.

Gjithashtu, Berisha nuk ka kursyer akuzat as sa i takon segmenteve të kriminalizuara brenda strukturës së Policisë së Shtetit. Për këto akuza të Berishës, Policia e Shtetit paralajmëron kallëzim penal ndaj tij.

Reagimi

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme