Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se Policia e Shtetit ka qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua njëkohësisht në 26 vende të Europës.
Mësohet se operacionit ndërkombëtar u zhvillua me mbështetjen e Eruropol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.
Balla shprehet se operacioni kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë, ku dhe janë angazhuar një numër i lartë efektivësh të policisë.
“Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike kanabis dhe shumë doza kokainë”, shkuan Balla.
Gjatë këtij operacioni mësohet se në të 26 vendet europiane, janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.