Policia e Strugës sqaron vrasjen e Dilaver Bojkut

SPB në Ohër dhe Stacioni i policisë në Strugë kanë ndërmarrë masa intensive për gjetjen e kryesit të veprës penale “vrasje”, të kryer gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30, në restorantin “Akva Blu” në Strugë.

Me atë rast, nga plagët e marra nga armë zjarri, në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, ka vdekur Dilaver B. (55) nga fshati Veleshtë. Ai është sjellur në repartin e kirurgjisë në Spitalin e përgjithshëm të Strugës pa ndjenja, ku nga ana e ekipit mjekësor i është dhënë ndihma e nevojshme por pas reanimacionit të pasuksesshëm “është konstatuar vdekja nga plagët e marra nga armë zjarri”- thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër.

Në këtë komunikatë në vazhdim thuhet:

“Në vendin e ngjarjes janë kryer veprimet kriminalistiko-teknike nën udhëheqjen e prokurorit public të Prokurorisë Themelore në Strugë, në bashkëveprim me pjestarët e ekipeve policore. Me atë rast është konstatuar se vepra penale është kryer ne terasën e restorantit “Akva Blu”, ku ka qënë ulur tashmë i ndjeri Dilaver B. Në afërsi të tij është afruar tani për tani personi-mashkull i panjohur, i cili ka drejtuar armën-revolen në drejtim të kokës, ka shkrepur dhe i ka shkaktuar plagë në kokë në pjesën e regjionit temporal nga ana e djathtë dhe e majtë. Pas kësaj, personi i panjohur me vrap është larguar nga restoranti, duke ikur rrugës “Partizanska”. Pas kryesit të veprës janë lëshuar dy veta për ta kapur, por ai ka shtënë dy herë edhe në drejtim të tyre dhe ata kanë hequr dorë nga ndjekja. Me urdhëresë të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore në Strugë, trupi i pajetë do të dorëzohet për obdukcion ekipit mjekoligjor”-thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër, pa dhënë asnjë hollësi tjetër për zbardhejn e rastit. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme