Rreth 1,600 emigrantë janë evakuuar nga një kamp refugjatësh në dalje të Parisit në afërsi të Porte de la Chapelle, sipas autoriteteve.
350 oficerë policie kanë marrë pjesë në pastrimin e kampit, transmeton portali arbresh.info.
Refugjatët janë kryesisht nga Afrika dhe Afganistani, tha prefektura e Parisit, siç u përmend nga AFP.
Shumica e emigrantëve janë burra, por ka rreth 75 individë “të pambrojtur”, përfshirë 29 gra dhe 22 të mitur të pashoqëruar./Arbresh.info