Policia e Kosovës në Istog ka gjetur bimë që dyshohet se janë të llojit Kanabis Sativa të gjatësive të ndryshme, të cilat kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri.
Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Në atë lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa.
Ngjarja ka ndodhur dje paradite.