Të paktën tre persona kanë vdekur, ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë pasi një veturë ka goditur turmën në qytetin Muenster të Gjermanisë, kanë raportuar mediat gjermane.
Policia ka thënë se shoferi i makinës ka vrarë veten.
Policia lokale ka shkruar në Twitter se zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, në mënyrë që makinat dhe ekipet e emergjencës të mund t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.
Sipas edicionit online të revistës Spiegel, autoritetet gjermane “dyshojnë” se ky incident është sulm, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Ndërkaq, Bild ka raportuar se tre persona kanë humbur jetën në këtë incident.