Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, ku policia kriminale i ishte vënë në ndjekje një kroati 44 vjeçar. Ai ishte marrë në të kaluarën më drogë.
Të martën në një parking pranë Metzingen policia vëzhgonte marrëveshjen mes kroatit dhe dy shqiptarëve nga Kosova, 34 dhe 40 vjeç, të cilët shkëmbenin drogën me peshë 20 kilogram. Vetëm të dielën e fundit kroatit i ishte sekuestruar 400 gram kokainë, shkruan albinfo.ch. Prokuroria vendosi masën e paraburgimit për të tre personat.