Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në tre furgonë të braktisur të cilët dyshohet se janë të ngarkuar me mall të kontrabanduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40 në fshatin Ruishtë të Zubin Potokut.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë.
“Fsh. Ruishtë, Zubin Potok / 23.10.2024 – 21:40. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në tre furgonë të braktisur të cilët dyshohet se janë të ngarkuar me mall të kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë”, thuhet në raport.