Një bombë dorë është gjetur e pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Kumanovë në rrugën “Bajram Shabani”. Policia ka konfirmuar se bomba është gjetur në një shtëpi, por se kush e ka hedhur se për çfarë motive akoma nuk është bërë e ditur.
“M.D nga Kumanova ka denoncuar se në shtëpinë e tij ka gjetur një mjet shpërthyes. Është bërë hetimi në vendin e ngjarjes dhe mjeti është konfiskuar nga njësia përkatëse. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thanë nga Ministria e Brendshme.
Sipas informacioneve jo zyrtare, i zoti i shtëpisë që ka gjetur bombën në oborr jeton jashtë dhe në Kumanovë ka ardhur për pushime. Policia nuk mohon mundësinë që cak të ketë qenë njëri nga fqinjët e tij, por kjo pistë akoma nuk është vërtetuar. Në rrethana jo zyrtare është folur se njëri nga fqinjët ka disa hesape të pa lara me disa persona, por kjo gjë nuk i është thënë zyrtarisht grupit hetimor.
Policia si fillim po punon për të gjetur datën se kur është hedhur mjeti shpërthyes dhe më pas të arrijë deri te motivi. Në vendin ku është gjetur mjeti që nuk ka shpërthyer janë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po bëhen biseda informative me disa banorë të lagjes.
Alsat
The post Policia heton rastin e bombës së pashpërthyer në Kumanovë appeared first on Alsat.



