Johnny Morin ka ëndërruar gjithmonë të bëhet një oficer policie.
Një polic shkoi dhe iu përgjigj thirrjes së tij duke e bërë ëndrrën e një të riu autistik të vërtetë.
15 vjeçari nga Teksas, Morin, është në spektrin e autizmit dhe kishte një dëshirë të parealizuar të bëhet oficer së paku për një dit në jetë.
Craig Dockter ësëhtë një officer policie në Garland, që mundësoi bërjen realitet të ëndrrës së djalit përmes xhaxhait, Carlos Saldivar.
Ata kishin planifikuar këtë befasi për disa muaj me radhë dhe thonë se gjithçka ia vlejti kur panë reagimin e tij në fund, transmeton Indeksonline.
Kur u takua herën e parë me oficerin ai s’mbante dot emocionet.
“Ai vrapoi xhaxhain e tij, e kaloj mamanë e tij, të gjithë, vrapoi tek unë, më dha një përqafim dhe më thirri me emër, edhe pse kurrë nuk ishim takuar më parë”, thotë oficeri i policisë.
Oficeri në fjalë la sirenën në makinën e policisë, e mori atë për një udhëtim dhe madje i dha atij një simbol të tijin.
Kurse sipas Shoqatës Kombëtare të Autizmit të Policisë, nuk ka asnjë arsye pse një person në spektrin e autizmit nuk mund të bëhet polic në Britani të Madhe nëse i kalon të gjitha kërkesat.