Policia italiane në alarm nga grupi kriminal shqiptar që rrëmbeu nënën e 4 fëmijëve në Milano

Autoritetet e hetimit milanez janë vënë në alarm pasi kanë zbuluar rrëmbimin e një gruaje, e cila është mbajtur në një banesë në periferi të Milanos me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion.

Gruaja ka dëshmuar se kanë qenë 4 shqiptarë që e kanë rrëmbyer, mbajtur peng dhe dhunuar për ditë me radhë, ndërkohë që zbulimi ka ardhur nga rrjetet sociale. Në momentin që Policia ka ndërhyrë në banesë, ajo ka qenë e vetme e për pasojë katër personat që pretendon ajo nuk janë identifikuar ende.

Të dhënat për ngjarjen e rëndë janë bërë publike nga mediat hungareze, pasi “viktima” është shtetase hungareze. Policia italiane dhe shërbimet e shumta që janë vënë në kërkim të këtyre personave pretendojnë se bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në fushën e drogës dhe të shfrytëzimit të prostitucionit në rrugët e Milanos.

Por, të dhënat e gruas, si dhe detajet konkrete të dëshmisë së saj, janë mbajtur top sekret nga Policia dhe Prokuroria italiane. Ata po kalojnë në sitë të gjithë personat e skeduar në Milano, kryesisht shtetasit shqiptar, por nuk përjashtojnë edhe persona të kombësive të tjera.

ZBULIMI I RASTIT

Sipas të dhënave mediatike, bëhet me dije se një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Milano, ku sipas mediave hungareze, një grua nga Hungaria është rrëmbyer, droguar dhe dhunuar nga një bandë kriminale shqiptare. Sipas këtij artikulli, gruaja është rrëmbyer me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ajo ka mundur që të kërkojë ndihmë përmes një postimi të bërë në “Facebook”, në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar, dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë.

Pas kësaj, një bashkëkombëse e saj ka arritur që të sinjalizojë Policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e saj.

Siç raporton portali hungarez i lajmeve “Borsonline”, nëna e katër fëmijëve ishte detyruar të prostituonte nga një trafikant droge shqiptar. Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht, duke u kërcënuar me armë zjarri.

“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt”, shkruan gruaja që i shpëtoi jetën nënës hungareze. Sakaq, autoritetet kanë shtuar vigjilencës pas ngjarjes, por nuk ka detaje për autorët e këtij akti të rëndë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme