38 vjeçari, Avdyl Kqiku është gjetur pa shenja jete mbrëmë pasi u raportua i zhdukur nga e dita premte e javës së kaluar.
Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës sot janë dhënë detaje shtesë se Kqiku është gjetur mbrëmë në afërsi të lumit dhe se kishte një plagë në fytyrë.
Gjithashtu është shtuar se në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.