Gjithçka ndodhi gjatë një ahengu familjar.
Genc Meraku, ish-kandidat për kryetar të Prishtinës, e vazhdoi traditën e deputetëve.
Ai gjuajti me armë në festë.
Por, kaloi më keq se ata.
Meraku u arrestua nga Policia e Kosovës.
E gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë e Merakut dje, pak para orës 19:00.
Genci kishte nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në ajër.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, atij iu konfiskua edhe arma bashkë me plumba.
“Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës në orën 18:37, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja. I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë për rastin e Merakut.