Policia jep detaje, kështu ndodhi sulmi në Shtëpinë e Shëndetit në Veri

Policia  e Kosovës ka pranuar informatën se sot rreth orës 03:00 mëngjesit të sotëm është sulmuar nga disa persona të panjohur Shtëpia e Shëndetit dhe Shkolla Fillore në Kodrën e Minatorëve në Veri të Mitrovicës.

Këtë rast e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi që ka treguar se nuk ka të lënduar, apo edhe të arrestuar.

“Rasti ka ndodhur në Rr. Qeta e Minatorëve, Mitrovicë 18.03.2018 -03:00h. Persona të pa njohur kanë thyer me mjete të forta ( tjegulla dhe kubza betoni) dritaret në objektin e shkollës dhe të ambulantes”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai tregon se në njërën nga dritaret e thyera të  objektit të ambulancës ka shpërthyer një zjarr i intensitetit të dobët i cili është fikur.

Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

Rasti është inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm i cili është duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme