Sonte (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës janë larguar.
Por, pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të treve iu është hequr liria. Gjatë kapjes ata kanë sulmuar efektivët e policisë. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse.
ALSAT, më herët ka raportiar se pas ndalesës nga Njësiti Special Tigrat, të një veture, shoferi dhe disa persona të tjerë qe i janë bashkangjitur atij, janë rrahur mes vete.
Shkak ka qenë arsyeja e ndalesës së makinës.
Po ashtu, në bazë të informacioneve jozyrtare, këta persona tashmë janë marrë dhe janë dërguar në Polici./Alsat.mk