Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një punëtori të Bechtel Enkas në fshatin Kovaqec të Ferizajt.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit.
Viktima ka humbur jetën nga goditja që mori nga një kamion për shkak të pakujdesisë së shoferit, shkruan Gazeta Metro.
Komunikata e plotë:
Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 8:30 në fshatin Kovaqec, ka humbur jetën një person.
Rasti ka ndodhur në punishten e autosradës në afërsi të fshatit Kovaqec , ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale M.S.( m/sh/k 24 vjeç),nga pakujdesia, me rrotat e mbrapme godet këmbësorin –punëtorin T.T. (m/sh/k 41 vjeç) i cili pëson lëndime serioze.
Në vendin e ngjarjes pos patrullës policore ka dalur dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.